Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë duke theksuar se miqësia me SHBA-në është pjesë e identitetit shtetëror të Kosovës.
Përmes një postimi, Hamza e cilësoi aleancën me SHBA-në si të përjetshme duke vlerësuar se vlerat e lirisë, demokracisë dhe partneritetit kanë krijuar lidhje të forta dhe bashkëpunim të qëndrueshëm mes dy vendeve.
“Mirënjohje e përhershme për aleatin tonë më të madh, simbolin e lirisë në mbarë botën. Gëzuar 4 Korrikun stafit diplomatik, popullit amerikan dhe institucioneve të SHBA-së!”, ka shkruar Hamza. /Kosova.info/



