Të premten në Obiliq ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Si pasojë e aksidentit midis një motoçiklete dhe një këmbësori, kanë vdekur vozitësi i motoçikletës dhe pasagjeri.
“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete me vozitës dhe pasagjer meshkuj kosovarë dhe një këmbësori mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Nga lëndimet e marra vozitësi dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa këmbësori është dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”.
“Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion”.



