Aliu: Sot e shtuna më e nxehtë e vitit – prej 1987 s’ka pasur temperatura 40 gradë në Kosovë (VIDEO)

Meteorologu Besim Aliu në “Weekend” në Klan Kosova ka bërë të ditura masat mbrojtëse për ditën e sotme, pasi priten temperatura shumë të larta.

Aliu bëri të ditur se që nga viti 1987 deri më sivjet ne nuk ka pasur temperatura 40 gradë në Kosovë.

Aliu njoftoi se muaji gusht nuk pritet të jetë i nxehtë sa ky i korrikut.

“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit që janë prezent që nga qershori, sot është dita e fundit e këtyre masave të nxehta, sot temperaturat parashihen të jenë deri në 40 gradë Celsius” , tha Aliu.

“Në reliev malor priten vranësira për riga të dobëta të shiut, derisa reshje parashihen nesër dhe gjatë javës së ardhshme. Javën e ardhshme priten të jenë temperaturat maksimale 31 gradë Celsius”, vijoi Aliu.

Kjo pritet të jetë e shtuna më e nxehtë e vitit, bëri të ditur Aliu.

Ndiqeni detajet nga videoja në vijim:

The post Aliu: Sot e shtuna më e nxehtë e vitit – prej 1987 s’ka pasur temperatura 40 gradë në Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news