Romero ‘thumbon’ Neville: Shpresoj të mos jem aq budalla sa ai kur të dal në pension.

Mbrojtësi i Argjentinës, Cristian Romero, i është kundërpërgjigjur Gary Neville-it, duke i përdorur komentet e ish-lojtarit të kombëtares angleze si motivim shtesë në fitoren 2-1 të Argjentinës ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Romero tha se shpreson të mos jetë “aq budalla sa ai” kur të tërhiqet nga futbolli, raporton “The Mirror”.

Shkaku i reagimit të Romeros ishte deklarata e Neville-it para ndeshjes, në të cilën ai e quajti dyshen argjentinase të qendrës së mbrojtjes, të përbërë nga Romero dhe Lisandro Martinez, si “dyshja më e mirë prej mbrojtjeve më të këqija”. Ish-lojtari i Manchester United parashikoi gjithashtu se Anglia do të shënonte të paktën dy gola.

“Nuk e kuptoj se si nuk do të shënojmë të paktën dy gola kundër tyre. Duket sikur Cristian Romero dhe Lisandro Martinez ‘fshehin’ një gol të pësuar në çdo ndeshje. Dhe pastaj i shikon sërish dhe papritur ata po shkëlqejnë, po fitojnë çdo ndeshje dhe janë kudo në fushë,” tha Neville.

“Diçka u ndodh atyre kur veshin atë fanellë. Është e pabesueshme. Unë i quaj dyshja më e mirë-më e keqe e mbrojtjes në botë, sepse ndonjëherë janë absolutisht të jashtëzakonshëm, ndërsa në momentin tjetër kalojnë nga shkëlqimi në dëshpërim,” shtoi ai.

Pas ndeshjes, në të cilën mbrojtja argjentinase neutralizoi sulmin e Anglisë, Romero i dërgoi një mesazh të qartë Neville-it. “Shpresoj që kur të tërhiqem, të mos jem aq budalla sa ai. Nuk do t’i kritikoj lojtarët”, tha qendërmbrojtësi i Tottenhamit.

Latest news
Related news