Alonso largon pa mëshirë yllin e Real Madridit pas humbjes në finalen e Kupës së Botës për Klube

Trajneri i ri i Real Madridit, Xabi Alonso, me sa duket ka marrë vendimin e tij për të ardhmen sulmuesin brazilian Rodrygo, i cili tani konsiderohet i tepërt për t’i përmbushur kërkesat.

Kjo vjen pasi Los Blancos u mposhtën 4-0 në Kupën e Botës për Klube ndaj PSG-së në gjysmëfinale. Një finale kundër Chelseat tani i pret parisienët.

Raportohet se Arsenali ashtu edhe Liverpooli janë të interesuar për sulmuesin e gjithanshëm.

Edhe pse Rodrygo më parë ishte një lojtar kyç për Los Blancos, mbërritja e Kylian Mbappe verën e kaluar e bëri 24-vjeçarin të rrëzohej nga renditja e lojtarëve në Bernabeu.

Rodrygo luajti si titullar vetëm 22 ndeshje në ligë nën drejtimin e Carlo Ancelottit sezonin e kaluar, megjithëse ai arriti të shënonte gjashtë gola dhe të jepte pesë asiste. / Klankosova.tv

The post Alonso largon pa mëshirë yllin e Real Madridit pas humbjes në finalen e Kupës së Botës për Klube appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news