Alpinisti mitrovicas, Festim Ferati, është ngjitur në majen legjendare, Matterhorn.
“Pas Dhëmbit Gjigantit – realizohet me sukses ngjitja në majën Matterhorn (4478 m). Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Trepça, shënon me krenari një tjetër arritje madhështore në botën e alpinizmit”, thuhet në postimin e Shoqërisë Bjeshkatare Alpiniste Trepça.
“Pas suksesit në Dent du Géant (4013 m) – Dhëmbi i Gjigantit, alpinisti ynë Festim Ferati, së bashku me tre alpinistë të tjerë, ka realizuar me sukses ngjitjen në majen legjendare Matterhorn (4478 m)”.
“Ekspedita është zhvilluar nga ana italiane, duke ndjekur një prej rrugëve më sfiduese të kësaj maje ikonike që ndodhet në kufirin Zvicër–Itali”.
“Matterhorn, me formën e saj karakteristike piramidale dhe terrenin teknik, është një ndër simbolet më të njohura të Alpeve dhe një sfidë e lartë për çdo alpinist”.
Ata e konsiderojnë këtë si sukses të kësaj Shoqërie në nivelet më të larta të alpinizmit global.
“Ngjitja u përmbush me profesionalizëm të plotë, përgatitje të kujdesshme dhe respektim të standardeve të sigurisë dhe etikës malore”.
“Kjo ngjitje: Shënon një tjetër sukses të Shoqërisë në nivelet më të larta të alpinizmit ndërkombëtar; dëshmon guximin, përkushtimin dhe përgatitjen e lartë të anëtarëve tanë; frymëzon brezat e rinj drejt dashurisë për malet dhe aventurat e vërteta; SHBA Trepça i uron Festimit suksese të reja në majat që e presin përpara”.
The post Alpinisti Festim Ferati ngjet magjen legjendare, Matterhorn appeared first on Klan Kosova.



