Ambasadori i ShBA-së në NATO falënderon Slloveninë për kontributin në KFOR

Ambasadori i ShBA-së në NATO, Matthew Whitaker, ka vlerësuar rolin e Sllovenisë si aleate e përkushtuar e NATO-s dhe si një urë e rëndësishme mes Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.

Ai ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, Borut Sajovic, për kontributin e vazhdueshëm të trupave sllovene në misionin e NATO-s në Kosovë.

“KFOR-i dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Aleancës për të mbështetur stabilitetin lokal dhe qeverisjen”, ka deklaruar Whitaker në X.

Ky vlerësim vjen në një kohë kur roli i KFOR-it vazhdon të shihet si thelbësor për sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe rajon. /Klankosova.tv

The post Ambasadori i ShBA-së në NATO falënderon Slloveninë për kontributin në KFOR appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news