Disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetet sociale kanë ngritur shqetësime të mëdha për gjendjen e brendshme në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Pomozetin. Pamjet tregojnë ambiente të rrënuara e mungesë kushtesh elementare, duke hedhur hije të rënda mbi deklarimet e vazhdueshme për investime milionëshe në ushtri, raporton Gazeta Sinjali.
Gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka bërë publike këto pamje, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Qeverisë Kurti.
Ai ka kritikuar mungesën e përkujdesjes ndaj ushtarëve dhe ka vënë në dyshim deklarimet për modernizimin e ushtrisë.
“Për veshje e mbathje të ushtarëve s’po flasim, krejt të bome blozhe. Këta budallë flasin për helikopterë. Ju veç hajna jeni. Kemi me ua kthy krejt këtë poshtërim që qëllimisht po na e bëni”, ka shkruar Mehmetaj në Facebook.
Ndërkohë, nga autoritetet kompetente nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë publikim që ka nxitur reagime të forta në opinion.


! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



