Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, e ka pranuar se ka momente kur dëshiron të heqë dorë nga udhëheqja e klubit, por thotë se nuk është gati të largohet.
Ai tha se lojtarët kishin “folur me zë të lartë” për atë që duan pas humbjes ndaj Grimsby në Kupën e Ligës dhe se do të flasë me drejtuesit gjatë pushimit të kombëtareve.
Por, ndërsa shikonte drejt ndeshjes së nesërme me Burnley, ai ishte në humor të mirë dhe tha se emocionet i marrin shpesh kontrollin pas një rezultati të keq.
“Të jem krejtësisht i sinqertë me ju, sa herë që kemi, ose do të kemi në të ardhmen, një humbje si ajo, unë do të jem kështu. Do të them se ndonjëherë i urrej lojtarët e mi, ndonjëherë i dua lojtarët e mi, ndonjëherë dua t’i mbroj lojtarët e mi. Ndonjëherë dua të dorëzohem, ndonjëherë dua të jem këtu për 20 vjet”.
“Kështu që, përsëri, duhet të përmirësohem në këtë aspekt. Do të jetë e vështirë. Por tani jam mirë dhe gati për të ardhmen”, deklaroi Amorim, transmeton Klankosova.tv.
Manchester United luan nesër nga ora 16:00 në “Old Trafford” përballë Burnleyt, në kërkim të fitores së parë në Premier Ligë.
The post Amorim flet për të ardhmen e tij pas turpërimit në Kupën e Ligës appeared first on Klan Kosova.

