Amzili i Trepçës, MVP i publikut në finalen e parë kundër Bashkimit

Basketbollisti i Trepçës, Mustapha Amzil është zgjedhur MVP i ndeshjes së pare finae Trepça-Bashkimi.

Amzil është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes nga ndjekësit në Rrjetet Sociale të Federatës së Basketbollit të Kosovës, raporton Klankosova.tv

MVP i Kupës së Kosovës ndaj prizrenasve kishte 21 pikë, 14 kërcime e tri asistime.

Klubi nga Mitrovica triumfoi me rezultat 94-79, ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet të mërkurën në palestrën Minatori.

Pas këtyre dy ballafaqimeve, seria e finaleve bartet në Prizren, për dy përballjet e radhës. /Klankosova.tv

Trepça e luan edhe ndeshjen e dytë në “Minatori” ndaj Bashkimit

 

Latest news
Related news