Ancelotti s’e ka inkuadruar që pesë lojë, por thotë se Guleri do të luajë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se Arda Guler nuk është i lënduar, dhe se do të luajë.

“Arda Güler nuk ka asnjë lëndim… asnjë problem, ai është gati. Ai do të luajë”, ka thënë Ancelotti.

Megjithatë, talenti turk nuk ka luajtur asnjë minutë në pesë ndeshjet e fundit, duke ngritur pyetje mbi situatën e tij në ekip.

Ai nuk gëzoi as një minutë as në ndeshjen e fundit që ata e fituan ndaj Gironës të dielën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news