Andrea Pirlo bëhet trajneri i ri i Italisë

Andrea Pirlo do të bëhet trajneri i ri i Italisë, shkruan gazetari më i famshëm i futbollit, Fabrizio Romano.

Ish-mesfushori legjendar italian do të zëvendësojë ish-shokun e ekipit Gennaro Gattuso në stolin e Italisë, i cili nuk ka arritur t’i japë fund një serie prej tre mungesash radhazi në Kupën e Botës, shkruan Index.hr, transmeton klankosova.tv.

“Andrea Pirlo e pranon propozimin verbal dhe së shpejti do të bëhet trajneri i ri i Italisë. Pirlo i tha ‘po’ projektit afatgjatë që i prezantuan Paolo Maldini dhe Leonardo. Ai do ta nënshkruajë kontratën së shpejti, në pritje të hapave zyrtarë”, shkroi Romano.

Latest news
Related news