Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) po i ndjek me kujdes programet e partive politike sa i përket arsimit gjatë fushatës zgjedhore.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se partitë kanë bërë premtime të mëdha, duke shpresuar që ato të realizohen, njofton Klankosova.tv.
Ai ka vlerësuar se shumica e partive kanë bërë përllogaritje të mira dhe premtime të arsyeshme, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.
Jasharaj ka theksuar se gjatë katër viteve të qeverisjes, kryeministri Albin Kurti ka qenë i zëshëm, por nuk ka bërë asgjë konkrete për arsimin, dhe se ka pasur mungesë të dialogut me të.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



