Antonelli triumfon në Monako, vendos rekord të ri në Formula 1

Piloti italian i Mercedesit, Kimi Antonelli, vazhdoi dominimin e tij në Kampionatin Botëror të Formula 1 duke fituar edhe Çmimin e Madh të Monakos.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për talentin italian, i cili u nis nga pole position dhe nuk e lëshoi kreun në asnjë moment, transmeton Klankosova.tv.

Në podium pas Antonellit u renditën Lewis Hamilton në vendin e dytë dhe Isack Hadjar në të tretin.

Me këtë sukses, Antonelli u bë italiani i tretë që fiton në Montekarlo pas Riccardo Patrese (1982) dhe Jarno Trulli (2004).

Gara u shënua edhe nga tërheqjet e Charles Leclerc, i cili u përplas me barrierat, si dhe të Max Verstappen dhe Lando Norris për shkak të problemeve mekanike.

Antonelli kryeson bindshëm renditjen e përgjithshme dhe po vazhdon të shkruajë histori në sezonin e tij sensacional.

Latest news
Related news