Antonio Silva i thotë “po” Milanit, tani radha i takon Benficas

Milani po avancon në negociatat për Antonio Silvën.

Sipas raportimeve të Nico Schira, klubi italian ka arritur marrëveshje personale me qendërmbrojtësin portugez, i cili pritet të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2031.

Pas dakordimit me lojtarin, fokusi i “Rossonerëve” tashmë zhvendoset te Benfica.

Milani është gati të paraqesë ofertën zyrtare për klubin portugez, me synimin që ta mbyllë sa më shpejt transferimin e njërit prej mbrojtësve më të vlerësuar të brezit të tij.

Latest news
Related news