Anulohet miqësorja mes Ballkanit e Partizanit, kjo është arsyeja

Klubi suharekas, Ballkani, ka njoftuar se është anuluar ndeshja miqësore ndaj Partizanit të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të klubit, ndeshja miqësore e paraparë të zhvillohet sot në Ohër është anuluar për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

“Ekipi ynë do të vazhdojë përgatitjet sipas planit, ndërsa për miqësoret e radhës do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Klankosova.tv.

The post Anulohet miqësorja mes Ballkanit e Partizanit, kjo është arsyeja appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news