Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se takimi i planifikuar midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Hungari, është anuluar. Presidenti Trump nuk ka më plan të takohet me presidentin rus, ka deklaruar një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
Një takim përgatitor midis sekretarit amerikan Marco Rubio dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov ishte parashikuar të mbahej gjatë kësaj jave, por sipas njoftimeve zyrtare, të dy zyrtarët zhvilluan një bisedë telefonike, duke vlerësuar se një takim fizik nuk është i domosdoshëm për momentin.
Të enjten, presidenti Trump kishte deklaruar se ai dhe Putin do të takoheshin në Hungari brenda dy javësh për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe mundësitë për arritjen e një marrëveshje paqeje.



