Forcat e sigurisë së Pakistanit zhvilluan të dielën një operacion tokësor të bazuar në informacione të inteligjencës përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan, i cili u pasua nga sulme të koordinuara dhe të targetuara ndaj strehimoreve të militantëve.
Si rezultat, u vranë 29 luftëtarë, raportoi Associated Press, duke cituar zyrtarë pakistanezë, transmeton Klankosova.tv.
Ministri i Informacionit, Attaullah Tarar, deklaroi në platformën sociale X se operacioni u ndërmor si përgjigje ndaj një serie sulmesh të militantëve të kryera në pjesë të ndryshme të vendit, thuhet në raport.



