Raporti GAP: Kosova “ngel” për energji të ripërtrishme (VIDEO)

Tranzicioni i gjelbër në Kosovë po zgjerohet në kapacitete, por projektet e energjisë së ripërtëritshme po vazhdojnë të mbesin në faza të ngadalta të implementimit. Kështu thuhet në raportin “Politikat Industriale të Gjelbra” të Institutit GAP.

Hulumtuesi Blendi Hasaj tha se vonesat administrative dhe pengesat ligjore po e ngadalësojnë zhvillimin e projekteve solare dhe të energjisë së erës.

Sipas raportit, ende nuk ka nisur ndërtimi i parkut solar 100 megavatësh, ndërsa rreth 700 megavatë projekte mbeten në proces, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në sektorin energjetik.

GAP thekson se Kosova vazhdon të mbetet prapa vendeve të Ballkanit Perëndimor në zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme.

Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

Latest news
Related news