“Në fund të ditës, gjithçka që bëjmë e bëjmë për vete”, a po kthehet mirësia në interes? (VIDEO)

Mirësia në ditët e sotme po bëhet edhe për interes.

Në emisionin “Shoqet”, Mbresa Hajrullahu tha se kjo ndodh për shkak se njerëzit janë egoistë, transmeton Klankosova.tv.

“Ti mundesh me marrë një të mirë të vogël deri te ajo më e madhja, dhe me ardhë në përfundim që çdo gjë që e bëjmë në fund të ditës e bëjmë për vete”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, thotë se je në paqe me veten duke kaluar vitet, pasi sipas saj, njeriu më i matur nuk pret më asgjë nga njerëzit.

Ndërsa gazetarja Edlira Çefalia-Zeka, thotë se mirësia duhet të bëhet vetëm për paqen e vetes.

Latest news
Related news