Vuçiq po përdor taktikën e autokratëve për të qëndruar në pushtetSinjali

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke i interpretuar lëvizjet e presidentit Aleksandar Vuçiç si pjesë të një strategjie për ruajtjen e kontrollit politik, në një moment të rritjes së presionit publik dhe protestave të vazhdueshme.

Reagimi vjen pasi Vuçiç njoftoi se do të tërhiqet nga posti i presidentit brenda javëve dhe se Serbia do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare.

Sipas interpretimit të disa zyrtarëve evropianë dhe analistëve, ky hap nuk përfaqëson domosdoshmërisht një tërheqje të plotë nga skena politike, por mund të shërbejë si rikonfigurim i pushtetit brenda të njëjtit kamp politik, përmes zgjedhjeve dhe ripozicionimit institucional. Njëjtë mendon edhe eurodeputeti.

“Njoftimi për të hequr dorë nga posti i Presidentit është një manovër për të hartuar një strategji që të mbetet në pushtet për sa më gjatë të jetë e mundur, në një mënyrë apo tjetër. Kjo është ajo që ka të bëjë kjo lëvizje klasike e manualit të autokratëve. Le të mos e humbasim fokusin”

“Ne mbetemi në anën e popullit serb, i cili vazhdon të ketë kërkesa shumë të thjeshta: zgjedhje të drejta, jo vetëm diskutim për sundimin e ligjit, por zbatim të tij, si dhe transparencë”, ka shkruar ai në “X”. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news