I kërkuar nga të gjithë, por dëshira e tij është PSG-ja

Talenti i Leipzigut, Yan Diomande, ka vendosur që destinacioni i tij i preferuar në rast largimi këtë verë të jetë Paris Saint-Germain.

Sipas The Athletic, 19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë beson te projekti i PSG-së dhe dëshiron të punojë nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique, duke e parë klubin francez si vendin ideal për të luftuar për trofe dhe për të zhvilluar karrierën, transmeton Klankosova.tv.

Liverpooli ishte i gatshëm të ofronte afro 100 milionë euro për sulmuesin, por Leipzigu nuk pranoi ofertën, pasi kërkon rreth 130 milionë euro dhe synon ta bindë lojtarin të rinovojë kontratën.

Diomande, i cili ka kontratë deri në vitin 2030, po përfaqëson aktualisht Bregun e Fildishtë në Kupën e Botës 2026.

Ai zhvilloi një sezon të shkëlqyer në Bundesligë, duke realizuar 12 gola dhe 9 asistime në 33 ndeshje.

Latest news
Related news