Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e një personi në Ferizaj

Një person i moshës madhore ka mbetur i vrarë sonte në Ferizaj si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku gjithçka nisi fillimisht si përleshje.

Rasti i rëndë ka ndodhur rreth orës 22:50 në rrugën ‘Sejdi Sejdiu”, ndërsa u bë e ditur se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt./Klankosova.tv

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj”, tha Veseli

Sipas policisë, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit.

 

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt.

Latest news
Related news