Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga mërgata, refuzohen 142 të tjeraSinjali

Procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës, po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

Sipas tij, deri të mërkurën, më 10 qershor 2026, në orën 10:00, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 7 mijë pako të supozuara me fletëvotime, prej të cilave 7,153 janë aprovuar, ndërsa 142 janë refuzuar.

Elezi theksoi se arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, një dokument me të dhëna unike që KQZ ua dërgon votuesve të regjistruar për votim me postë. Vetëm për këtë arsye janë refuzuar 114 pako.

“Procesi i vlerësimit ka nisur më 9 qershor në orën 16:00 dhe synon të verifikojë nëse pakot janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës. Pas përfundimit të këtij procesi, KQZ do të publikojë numrin përfundimtar të pakove me fletëvotime që do t’i nënshtrohen numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, më 8 qershor është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës. Këto pako janë tërhequr nga 23 kuti postare të KQZ-së, të vendosura në 22 shtete të ndryshme dhe në Kosovë.

Sipas KQZ-së, nga këto kuti postare janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, ndërsa një pjesë e tyre tashmë janë transportuar në Kosovë për verifikim.

Gjatë periudhës së regjistrimit, nga 6 deri më 17 maj 2026, gjithsej 104,480 shtetas janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news