Ardian Ismajli mbetet në Serie A, nënshkruan me Torinon

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, ka nënshkruar me Torinon për tre sezonet e ardhshme.

Pas largimit nga Empoli ai mbetet sërish në Serien A, por këtë herë me fanellën e Torinos dhe nën urdhërat e trajnerit të ri, Marco Baroni.

Lajmi u konfirmua nga Sky Sport.

Detaje e kontratës u zbuluan nga gazetari i njohur Gianluca di Marzio.

Sipas tij, mbrojtësi “Kuq e zi” veçse e ka hedhur firmën në kontratë.

Ismajli pritet të përfitojë 1.1 milion euro në sezon, transmeton Klankosova.tv.

The post Ardian Ismajli mbetet në Serie A, nënshkruan me Torinon appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news