Argjentina i tregon Brazilit se pse është kampione e botës

Argjentina ka shënuar një fitore të thellë kundër Brazilit në ndeshjen e sontme të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Në stadiumin “Estadio Monumental Antonio Vespucio Liberti” në Buenos Aires, kampioni aktual botëror triumfoi 4-1 ndonëse mungonin Lionel Messi dhe Latuaro Martinez.

Pjesa e parë ishte e zjarrtë, me Argjentinën që shënoi tri gola, ndërsa Brazili arriti të shënojë vetëm një.

Në pjesën e dytë, Giuliano Simeone vulosi fitoren me një gol të mrekullueshëm, duke e çuar rezultatin në 4-1.

Kjo fitore e forcon pozicionin e Argjentinës në krye të tabelës së kualifikimeve të CONMEBOL, duke treguar edhe një herë fuqinë e tyre në futbollin ndërkombëtar.

The post Argjentina i tregon Brazilit se pse është kampione e botës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news