Argjentina publikon listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës

Argentina ka publikuar zyrtarisht listën finale prej 26 futbollistësh për Kupën e Botës 2026, me përzgjedhësin Lionel Scaloni që ka vendosur t’i besojë në masë të madhe bërthamës së skuadrës që triumfoi në Katar katër vite më parë.

Kampionët në fuqi synojnë ta mbrojnë titullin botëror, ndërsa në krye të ekipit vazhdon të jetë Lionel Messi, i cili pritet të luajë Kupën e tij të gjashtë dhe të fundit të Botës, transmeton Klankosova.tv.

Argentina do të garojë në Grupin J të Kupës së Botës 2026, ku do të përballet me Algeria, Austria dhe Jordan. Turneu më i madh i futbollit do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Lista e plotë e Argjentinës për Kupën e Botës 2026:

Portierë: Emiliano Martinez, Geronimo Rulli, Juan Musso.

Mbrojtës: Gonzalo Montiel, Nahuel Molina, Nicolas Otamendi, Cristian Romero, Leonardo Balerdi, Lisandro Martinez, Nicolas Tagliafico, Facundo Medina.

Mesfushor: Valentin Barco, Giovani Lo Celso, Nico Paz, Enzo Fernandez, Leandro Paredes, Alexis Mac Allister, Rodrigo De Paul, Exequiel Palacios, Nicolas Gonzalez, Giuliano Simeone, Thiago Almada.

Sulmues: Lionel Messi, Julian Alvarez, Lautaro Martinez dhe Flaco Lopez.

Latest news
Related news