Bedri Hamza rikthehet në vendlindje: Një rikthim te rrënjët, aty ku kam mësuar vlerat që më udhëheqin

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sot mbajti tubim në fshatin e tij të lindjes, në Klinë të Epërme të Skenderajt.

Hamza aty tha se nuk ka vend më të veçantë se vendlindja.

“Një rikthim te rrënjët dhe te njerëzit e mi në Klinë të Epërme, aty ku kam nisur rrugëtimin tim dhe kam mësuar vlerat që më udhëheqin edhe sot”, shkroi i pari i PDK-se.

“Kosova që duam është ajo që u jep më shumë mundësi të rinjve, siguri familjeve dhe dinjitet çdo qytetari”.

Latest news
Related news