Aro Muric debuton në Serie A

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric do të debutojë në elitën e futbollit italian.

Ish gardiani i Ipswich Town ka fituar besimin e trajnerit Fabio Grosso i cili e ka vendosur në portë për ndeshjen që Sassuolo ka ndaj Cremoneses.

Italia bëhet vendi i pestë ku Muric vazhdon karrierën pas eksperiencave në Angli, Holandë, Spanjë dhe Turqi.

Ndeshja nw mes Sassuolos dhe Cremoneses do të nisë në orën 18:30 dhe do të transmetohet në Art Motion në kanalin Sport 1.

The post Aro Muric debuton në Serie A appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news