Gazeta Sinjali mëson se pas hetimeve intensive të Njësisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, janë identifikuar dhe arrestuar dy të mitur të dyshuar për një grabitje të armatosur të ndodhur më 4 maj 2025 në rrugën “Hysen Xhakolli”, afër hotelit “Emeraj Apartment” në Fushë Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 të mëngjesit, kur dy persona të veshur me të zeza dhe të armatosur me pistoletë, nën kërcënim armësh, ua kanë grabitur çantat dhe telefonin dy të miturve që po hynin në hotel – një shtetas me shtetësi të dyfishtë kazako-gjermane dhe një vajzë shqiptare.
Burimet e Sinjalit brenda hetuesisë bëjnë të ditur se sot, më 19 maj, në orën 10:00, është arrestuar në banesën e tij në rrugën “Halil Alidemaj” në Prishtinë i dyshuari H. Rrustemi, 17-vjeçar.
Gjatë kontrollit në banesë, atij i është gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit “EKOL Tuna Grizzly” me një karikator pa fishekë.
Po ashtu, në orën 15:30 të së njëjtës ditë, është paraqitur në stacionin policor bashkë me avokatin e tij edhe i dyshuari tjetër, Bardh Kryeziu, 19-vjeçar i cili pas konsultimit me Prokurorin e Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë.
Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokuroren për të Mitur dhe rasti është iniciuar për veprën penale “Grabitje” nën kërcënimin e armës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
/GazetaSinjali/
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

