Arrestohen tre të dyshuar për lëndim të rëndë trupor në Ranillug – viktima pësoi thyerje në këmbë dhe dorëSinjali

Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për një sulm të rëndë fizik që ka ndodhur më 16 maj 2025, rreth orës 01:30 në fshatin Ranillug, mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë.

Të arrestuarit janë: Nemanja Antiq, 27-vjeçar, Milan Antiq, 32-vjeçar dhe Sasha Trajkoviq, 36-vjeçar të cilët dyshohen se pas një mosmarrëveshjeje çasti kanë sulmuar fizikisht Dejan Jovanoviq, 40-vjeçar duke e goditur me mjete të forta – përfshirë një shufër metalike – si dhe me grushta e shqelma.

Nga sulmi brutal, viktima kishte pësuar thyerje të këmbës, dëmtime në dorën dhe parakrahun e majtë, lëndime që janë cilësuar si të rënda trupore.

Pas veprimeve hetimore dhe intervistimit të disa dëshmitarëve okularë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Ndaj tyre tashmë është iniciuar rasti “Lëndim i rëndë trupor”.

Hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news