Arrestohet 24-vjeçari në Vlorë, i vuri flakën banesës së hallës së tij

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një 24-vjeçar në Vlorë pasi dyshohet se i ka vënë flakën banesës së hallës së tij, 56-vjeçare, më 8 korrik.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se i njëjti dyshohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“Nga veprimet e shpejta hetimore rezultoi se zjarri ishte i qëllimshëm. Në vijim, shërbimet e Policisë identifikuan nga pamjet filmike të siguruara nga vendngjarja dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’”.

“Ky shtetas dyshohet se më datë 08.07.2025, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, për motive të dobëta, ka ndezur qëllimisht zjarr në banesën e hallës së tij 56 vjeçe. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, u fik zjarri nga i cili u shkaktuan vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

The post Arrestohet 24-vjeçari në Vlorë, i vuri flakën banesës së hallës së tij appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news