Arrestohet afër Albi Mall një person i kërkuar nga Gjykata – Dërgohet për vuajtje të dënimitSinjali

Mbrëmjen e djeshme, më 28 maj 2025, rreth orës 20:30, në afërsi të Albi Mall në Prishtinë, është realizuar një urdhërarrest gjyqësor ndaj një personi të kërkuar, mëson Sinjali.

Burime brenda Policisë bëjnë me dije se është ndaluar Armend Bytyqi, rreth 28-vjeçar, i cili figuronte në listën aktive të kërkimit, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Pasi është identifikuar dhe ndaluar nga njësia e trafikut rajonal, njësiti patrullues i Stacionit Policor në Lipjan e ka marrë në dorëzim të dyshuarin dhe e ka dërguar për vuajtje të dënimit në njërin nga burgjet e Kosovës, ku do të qëndrojë sipas vendimit të gjykatës.

Ky arrestim është pjesë e zbatimit të urdhëresave të papërfunduara gjyqësore ndaj personave të shpallur në kërkim.

Sinjali do të përcjellë edhe raste të tjera të zbatimit të vendimeve të gjykatave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personai i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news