Është arrestuar i dyshuari që theri me thikë një person në Lipjan.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani, ndërkaq viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në rrugën Fehmi Agani në Lipjan. Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Kurse, një person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, njofton PK. /Klankosova.tv
Theret një person në Lipjan, dorasi dyshohet se sapo ka dalë nga burgu
The post Arrestohet i dyshuari për therje me thikë të një personi në Lipjan appeared first on Klan Kosova.



