Pas incidentit të rëndë që ndodhi para shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, ku një konflikt banal për parkim eskaloi në rrahje, Policia ka vënë në pranga të dyshuarin që ndodhej në arrati.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se sot rreth orës 12:00, në Stacionin Policor të Fushë Kosovës është paraqitur Armend Hajrizi, 27-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për përfshirje në këtë përleshje.
Pas intervistimit në praninë e avokatit mbrojtës, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për ndalimin e tij për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Ngjarja kishte ndodhur një ditë më parë, më 26.04.2025, rreth orës 11:30, kur Hajrizi dhe Ismajl Berbatovci, i punësuar si sigurim në shkollë, ishin përleshur fizikisht për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me parkimin e një furgoni të bardhë pranë hyrjes së shkollës.
Sipas informacioneve, Berbatovci kishte kërkuar largimin e mjetit të parkuar në mënyrë të parregullt, çfarë kishte provokuar reagimin dhe sulmin fizik.
Ndërkohë, Berbatovci ishte arrestuar në vendin e ngjarjes dhe ndaj tij ishte caktuar masa e ndalimit policor për veprën penale “Sulmi”.
Rasti aktualisht është nën hetim nga njësitet relevante dhe pritet të merren vendime të tjera ligjore ndaj të dyshuarve.
Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të ri nga ky rast.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



