Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Një person i kërkuar për vuajtje dënimi është arrestuar nga Policia e Kosovës në kuadër të planit operativ “Pranvera”, i cili po zbatohet për ekzekutimin e urdhër-arresteve aktive.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në sheshin “Shadërvan” në Prizren është arrestuar Dibran Kastrati, 35 vjeçar, i cili ka qenë në kërkim në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.
I njëjti është i dënuar me 1 vit burgim efektiv për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe pas arrestimit është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë (Hajvali).
Me këtë arrestim, urdhër-arresti është ekzekutuar me sukses, ndërsa autoritetet vazhdojnë me realizimin e urdhrave të tjerë në kuadër të planit në fuqi.
Sinjali do të përcjellë çdo zhvillim në këtë drejtim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

