Arrestohet në Fushë Kosovë një person i kërkuar për “Ngacmim”Sinjali

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht nga burime brenda sistemit të drejtësisë se mbrëmë është arrestuar një person ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Fushë Kosovë.

Bëhet fjalë për Burim Makollin, 42-vjeçar, i cili është ndaluar nga njësia patrulluese e Stacionit Policor në Fushë Kosovë, më 26 maj 2025 rreth orës 23:00, në rrugën “Nëna Terezë”.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e Sinjalit, ndaj tij ekzistonte urdhëresa e gjykatës për shkak të veprës penale “Ngacmim” sipas nenit 182 të Kodit Penal.

Pas arrestimit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe më pas është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ku do të mbahet në ndalim me vendim të gjykatës, deri në zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Policia dhe Prokuroria kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform ligjit për realizimin e urdhërarrestimeve aktive

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news