Hazir Hoxha është arrestuar ditën e djeshme nga policia, nën dyshimin se e ka ngacmuar dhe shqetësuar përmes telefonit deputeten Fitore Pacollin.
Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana.
Pllana tha se ndaj Hoxhës, është iniciuar hetim për veprën penale ‘’Ngacmin’’.
Ai deklaroi se i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
‘‘Me datë 29.07.2025, ankuesja ka denoncuar në polici se është ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike nga një i dyshuar. Hetimet e përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, menjëherë kanë trajtuar rrethanat e denoncuara, me ç’rast pas identifikimit dhe intervistimit kanë arrestuar të dyshuarin. Ndaj të njëjtit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është inicuar një hetim në drejtim të veprës penale “Ngacmim” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh’’, deklaroi Pllana për Klankosova.tv.
Kujtojmë se, Hazir Hoxha dhe deputetja Fitore Pacolli, kanë pasur përplasje mes vete para disa ditësh.
Hoxha e kishte quajtur deputetën e VV-së “hajdute”, dhe kishte thënë se Pacolli e ka hajninë me dokumente.
Qytetari përballet me Fitore Pacollin para Kuvendit: Për hajne, e ki me dokument
The post Arrestohet qytetari që e quajti Fitore Pacollin “hajdute me dokumente” appeared first on Klan Kosova.



