Arsenal fitoi Premierligën, Arteta: Ne bëmë historinë së bashku

Arsenali u konfirmua si kampioni i ri i Anglisë të martën në mbrëmje, dhe deklaratat e para të Mikel Arteta pas triumfit të ekipit erdhën menjëherë pas kësaj.

Lojtarët dhe stafi i trajnerëve të Arsenalit u mblodhën në qendrën stërvitore për të ndjekur ndeshjen e Man Cityt, dhe më vonë u shfaqën imazhe të festimit të titullit, shkruan Abola, raporton KlanKosova.tv.

Në një video të postuar në kanalet e mediave sociale të klubit, Arteta dha një mesazh festiv, duke konfirmuar se sa krenar është për lojtarët e tij.

“Ne bëmë historinë përsëri, së bashku. Nuk mund të jem më i lumtur, më krenar për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë klub futbolli. Le ta shijojmë këtë moment”, tha ai.

Festës së lojtarëve dhe stafit të Arsenal iu bashkuan edhe tifozët që mbushën rrugët e Londrës veriore./KlanKosova.tv.

Latest news
Related news