Arsenali zhvilloi një edicion mbresëlënës në Ligën e Kampionëve, duke mos pësuar asnjë humbje gjatë 90 minutave apo edhe pas vazhdimeve në të gjitha ndeshjet e sezonit.
Skuadra londineze regjistroi zero disfata dhe ndërtoi një nga mbrojtjet më solide të këdaj gare.
“Topçinjtë” pranuan vetëm shtatë gola në rreth 23 orë futboll në Champions League, statistikë që dëshmon organizimin dhe forcën e tyre defensive gjatë gjithë fushatës evropiane.
Megjithatë, pavarësisht këtij rekordi të jashtëzakonshëm, Arsenali nuk arriti të kurorëzohej me trofeun e shumëdëshiruar të Ligës së Kampionëve, duke e mbyllur sezonin me zhgënjim dhe pa ngritur kupën. Një rrugëtim pothuajse perfekt që, në fund, nuk u shpërblye me titullin evropian./Klankosova.tv




