Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në Sarandë të Shqipërisë, në vendin e quajtur “Ekualipsi”.
Forca të shumta policie dhe FNSH kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë 6 shtetas, ndërkohë mësohet se në spitalin e Sarandës ka shkuar i plagosur pas këtij sherri Aleksandër Muçodemi 18 vjeç, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.



