Bashkëshorti i kandidates për deputete nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, Petrit Sadriu, ka folur për sfidat e prindërimit dhe jetës familjare në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.
Ai ka theksuar se, ndonëse prindërimi nuk është i lehtë, familja ka gjetur mënyra kreative për të kaluar kohë së bashku, duke përfshirë gatimin, muzikën dhe aktivitetet e përbashkëta me fëmijët, si pjesë e rutinës së përditshme.
“Sakrificën e përmendi Jehona, nuk është lehtë, as për të as për ne që jemi në shtëpi. Jam mësu tani, për fëmijët ka qenë më rëndë, por pastaj është dashur një kreativitet nga ana ime. Kemi bërë shumë aktivitete së bashku, një prej tyre është gatimi dhe me fëmijët gatuajmë shumë shpesh. Ushqimet aziatike i kemi për qejf, edhe këto tradicionalet por edhe pastat… Gjithmonë mundohemi me muzikë me i kriju momentet. Gjithmonë në mëngjes e gjejmë atë 1 orëshin… Ushqimi i preferuar i Jehonës është oriz me chicken teriyaki sos.
Ndërkohë, Jehona tha: “Petriti ka arrit në një stad tjetër të kuzhinbëries, sepse hulumton dhe bën një kombinim kulturor edhe kështu”



