Një aheng familjar në Prishtinë ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë pasi nga vendi i ngjarjes u dëgjuan të shtëna të shumta me armë zjarri, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Llapi”, ku banorët kanë raportuar krisma të vazhdueshme që vinin nga një festë.
Pas alarmit, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë, të cilat kanë gjetur gëzhoja të shumta të shpërndara në lokacion.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se me urdhër të Prokurorit është bastisur shtëpia ku po mbahej ahengu, ku policia ka zbuluar një pistoletë pa numër serik, ndërsa në një veturë BMW të parkuar pranë është gjetur edhe një armë automatike AK-47.
Bilanci i sekuestrimeve është i pazakontë: 155 gëzhoja të kalibrit 7.62 nga arma automatike, 11 gëzhoja të tjera të të njëjtit kalibër dhe 4 gëzhoja 9 milimetërshe nga arma e shkurtër.
Në vendngjarje janë hasur edhe Besart Ajeti dhe Enver Ramadani, të cilët janë shoqëruar në Polici dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Pavarësisht arsenalit të gjetur dhe numrit të madh të gëzhojave të sekuestruara, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



