Asnjë kërcënues nuk është përballur me drejtësinëSinjali

Pas kërcënimit të radhës ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina ka reaguar ashpër ndaj mungesës së veprimeve institucionale, shkruan Gazeta Sinjali.

Kupina theksoi se kërcënimi i fundit është vetëm një në vargun e gjatë të kërcënimeve me jetë ndaj Presidentes, duke shtuar se të gjitha këto raste karakterizohen nga një element i përbashkët: mungesa e reagimit të institucioneve të drejtësisë.

“Kërcënimi i kësaj jave është vazhdimësi e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë ndaj Presidentes Osmani. Çfarë i bashkon të gjitha? Mosveprimi i institucioneve të drejtësisë. Përkundër dhjetëra kërcënimeve — shumica prej tyre kërcënime me jetë — asnjë veprim nuk është ndërmarrë ndaj kërcënuesve për vite me radhë. Kjo, edhe pse në shumicën e rasteve, kërcënimet bëhen me emër, mbiemër dhe nga profile të identifikueshme. Disa kërcënime janë bërë madje edhe në emisione televizive, por edhe atëherë kanë munguar veprimet për t’i përballur kërcënuesit me përgjegjësi”, u shpreh Kupina për media

Ai potencoi se, megjithëse shumica e kërcënimeve janë bërë me emër, mbiemër dhe nga profile të identifikueshme – madje edhe në emisione televizive – asnjë veprim konkret nuk është ndërmarrë për t’i vënë kërcënuesit përballë drejtësisë.

“Rasti i kërcënimeve të njëpasnjëshme me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj është i vetmi në historikun e institucioneve, siç na është thënë nga institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë”, shtoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news