FC Dinamo Ferizaj ka zyrtarizuar afrimin e Astrit Fazliut, i cili nga tani do të jetë pjesë e klubit ferizajas.
Fazliu është një emër i njohur në futbollin kosovar, me një karrierë të pasur si futbollist, gjatë së cilës u shpall katër herë kampion i Kosovës. Pas përfundimit të karrierës në fushë, ai iu përkushtua profesionit të trajnerit, duke drejtuar disa skuadra me rezultate pozitive.
Së fundmi, 50-vjeçari ishte në krye të Lepencit, të cilin e udhëhoqi drejt promovimit në Ligën e Parë të Kosovës. Më herët ai ka punuar edhe te FC Dielli.
Dinamo Ferizaj beson se përvoja dhe njohuritë e Fazliut do të jenë një vlerë e shtuar për klubin në objektivat e sezonit të ri.

