ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës u ka rikujtuar të gjitha bizneseve se faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore.

Këto transaksione nuk pranohen si shpenzime në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura dhe nuk njihen për kreditim të zbritshëm të TVSH-së.

ATK u bën thirrje bizneseve që para çdo bashkëpunimi të verifikojnë partnerët e tyre, në mënyrë që të shmangin përfshirjen në transaksione të parregullta dhe të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në rast të identifikimit të transaksioneve fiktive, masat e përcaktuara ligjore do të ndërmerren ndaj të dy palëve të përfshira.

Respektimi i detyrimeve tatimore është përgjegjësi e përbashkët dhe kontribuon në një ekonomi më të drejtë, më transparente dhe më të qëndrueshme.

Latest news
Related news