Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosjen e një personi në Kamëz.
Një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij pas një konflikti mes tyre, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë, i mituri është arrestuar.
Autoritetet po punojnë për dokumentimin e ngjarjes, ndërsa pritet të dalin më shumë detaje në vijim.



