Kombëtarja e Kosovës ka arritur mbrëmë një sukses historik, duke u ngritur në Ligën B.
E ngritje do i sjell edhe të ardhura shtesë Federatës së Futbollit të Kosovës.
Sipas rregullit të shtëpisë më të madhe evropiane të futbollit UEFA, kombëtaret që garojnë në Ligën B përfitojnë 1,5 milion euro, shifër që është jashtëzakonisht e lartë për federatat e shteteve të vogla.
Këto të ardhura janë të garantuara tanimë, por ato mund të jenë edhe më të mëdha kur merren parasysh edhe të drejtat televizive.
Ky është një vendim i UEFA-s i marrë në vitin 2018.
Ndërkohë fituesi i përgjithshëm i Ligës së Kombeve, ku mund të jetë një nga kombëtaret si Gjermania, Franca, Spanja apo Portugalia do të fitojë 10,5 milion euro./Klankosova.tv.
The post Avancimi në Ligën B – Kosova fiton edhe 1.5 milion euro (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

