Avdijaj-Schalke, nuk ka një shans të dytë

FC Schalke 04 po vazhdon planifikimin e skuadrës, por Donis Avdijaj nuk do të kthehet në Gelsenkirchen.

Sulmuesi 28-vjeçar, dikur një prej talenteve më të mëdhenj të Schalke, nuk do të rikthehet në klub, sipas Kicker.de.

Pas përfundimit të kontratës me TSV Hartberg, Avdijaj ka firmosur me Wolfsberger AC në Bundesligën austriake.

Avdijaj kishte shprehur publikisht lidhjen e tij të fortë me Schalke dhe dëshirën për t’u rikthyer, megjithatë, këta të fundit nuk i kanë bërë një ofertë konkrete.

Lojtari me prejardhje shqiptare kishte qenë pjesë Schalke-s gjatë viteve 2011-2018.

The post Avdijaj-Schalke, nuk ka një shans të dytë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news