Opinionisti Azdren Shala, ish-aktivist i LVV-së, ka folur lidhur ish-partinë e tij, duke kritikuar funksionimin e saj.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Shala tha se, sipas tij, një pjesë e strukturave të VV-së karakterizohen nga ajo që ai e quajti “servilizëm”.
“Te krejt ata që hyjnë në Vetëvendosje, ministrat që i ka sot, strukturën përfaqësuese të Vetëvendosjes, është ai dimensioni i servilizmit”, tha ai.
Shala, duke folur për kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, u shpreh se ai është komunist në praktikë dhe jo në teori.
“Servilizmi është kategori darviniane. Për me mbijetu, duhesh me qenë servil, kjo është e para, por më e rëndësishmja është. Ky është komunist në praktikë, jo në teori. Merri ti liderët komunistë, prej Leninit e deri më sot, në letër, në teori, kanë propaganduar moral absolut, ndërkohë kanë qenë krejt të shkëputur prej popullsisë”, u shpreh ndër të tjera Shala. /Klankosova.tv
Ndiqeni deklarimin e tij:



